Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Özkan Ulutaş, ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Misioni i NATO-s në Kosovë përmes një komunikate ka dhënë detaje nga diskutimi mes tyre.
“Mirë që takova përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak dhe të diskutojmë përpjekjet e përbashkëta drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.
Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO vazhdon të ofrojë kornizën e sigurisë duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Lajçak sot ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Lajçak ka kërkuar që sa më shpejt të fillojë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.