Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro.
Ky koeficient ishte përcaktuar me Ligjin e Buxhetit për vitin 2024.
“Kjo e bën pagën mesatare bruto 780 euro/muaj në sektorin publik”, ka thënë Murati.
“Buxheti për paga në vitin 2023 ishte për 17% më i lartë sesa viti paraprak. Kurse sivjet shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar kështu që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion, që për vitin 2022 ishte 11.6% ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9%”, ka shkruar Murati në Facebook.