Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka deklaruar se ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi, i është ndaluar hyrja në objektin e Komunës së Zveçanit nga ana e KFOR-it.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur të hënën derisa ministri kishte shkuar për ta takuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit.
Ai tutje ka thënë se KFOR-i ka kthyer mbrapsht ministrin Elbert Krasniqi nga Komuna e Zveçanit, “duke dhënë kështu një indikacion, për mua, shqetësues për fazën se si KFOR duket që ka vendosur të ushtrojë kompetencat e veta”.
“Në fakt, KFOR-i nuk ka pasur të drejtë t’i ndalojë hyrjen Ministrit Krasniqi, ndërsa kjo është një dëshmi fort e keqe për nivelin e raporteve midis Qeverisë së Kosovës dhe prezencën ndërkombëtare ushtarake”, ka shtuar Ramadani.
DTV