/

Ambasadori Hill: Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton që Serbia duhet ta njohë Kosovën

Ambasadori i SHBA-së në Serbi Christopher Hill, tha se shpreson që Qeveria e re e Serbisë të formohet në një periudhë më të shkurtër se ajo e mëparshme në mënyrë që ndërtimi i marrëdhënieve të mira dypalëshe të vazhdojë, duke theksuar se është plotësisht i vetëdijshëm për tensionet politike pas zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Ai ka thënë se Marrëveshja e Ohrit nuk nënkupton njohje, por normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hill tha për portalin Bujanovacke se Serbia e ka përmbushur një pjesë të mirë të asaj marrëveshjeje dhe më e rëndësishmja që mbetet është gjetja e mënyrës që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, siç theksoi ambasadori, Serbia ka të drejtë në Bashkimin e Komunave Serbe.

“Në Kosovë, ata e shohin Asociacionin si një lloj Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, por ai nuk ka ngjashmëri me Bosnje dhe Hercegovinën. Megjithatë, secili ka të drejtën e mendimit të tij, por jo të shtrembërojë faktet” ,tha Hill.

Ai ka theksuar se kuptimi i Marrëveshjes së Ohrit është “normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Që njerëzit duke kaluar nëpër pikat kufitare nuk mendojnë për politikë, por për rritjen e cilësisë së jetës së tyre”, tha ai.

Ai theksoi se beson në normalizim sepse, siç tha, “çdo gjë është e realizueshme nëse njerëzit duan të flasin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.