Singapori është vendi me internetin më të shpejtë në botë për momentin, me një shpejtësi mesatare të transferimit të dhënave prej 270.62 megabit për sekondë.
Sipas Indeksit Global të Speedtest, në vendin e dytë renditet Hong Kongu, në vendin e tretë Monaco, pasuar me Kilinë në vendin e katërt dhe Kinën në vendin e pestë.
Por, ku renditet Kosova?
Kosova, sipas statistikave të Speedtest, renditet në vendin e 75 në botë për sa i përket shpejtësisë së internetit.
Shpejtësia mesatare e transferimit të dhënave është 67.95 megabit për sekondë, sipas kalkulimeve të kësaj uebfaqeje.
Shpejtësia e internetit në botë matet nga një mori faktorësh, megjithatë ajo ndonjëherë varet edhe nga ambientet e caktuara.
Interneti tokësor me operatorë në Tokë zakonisht është më i dobët në vende të largëta rurale.
Kjo është arsyeja pse Starlink (shërbimi me internet satelitor) i Elon Muskut synon që të shtrojë rrjetin e internetit edhe në zonat më të largëta, ku më herët qasja nuk ishte e mundur.