Nga orët e mëngjesit të së premtes qytetarët e Prishtinës, janë përballur me kaos në trafik për shkak të kolonave të gjata të automjeteve, pasi nga sot ka filluar testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Qytetarët pasi kanë mbetur me orë në kolona në rrugët e kryeqytetit ku janë bllokuar dhe udhëtimi brenda qytetit, është duke shkaktuar tensionim tek banorët.
Pamje të bllokimit të rrugëve në kryeqytet nga automjetet, të cilat kanë krijuar radhë të gjata nëpër në kryeqytet, i keni me foto.
Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:
– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë
– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga “Ukshin Hoti”
– Rruga “Robert Doll” .