Në emisionin Ocult në televizionin DTV, është folur për temën “Shqiptarët duhet të ikin nga vatrat e nxehta”.
Për këtë temë ka folur Alfred Cako.
Cako ndër tjera në këtë emision ka dhënë detaje, fakte e shumë informacione të tjera se bota është e mbyllur.
Sipas tij populli është i mbyllur, i izoluar, nuk ka meteor, duke shtuar se mund të ketë shtatë botë, por të gjitha janë të futura brenda një boshti.
Ai ka ftuar shqiptarët që të kthehen nga zonat e nxehta evropiane.
Ai tregon se Shqipëria deri në bregdet është e sigurt, prandaj thotë se deri në vitin 2027 të gjithë duhet me ardhë në Shipëri me familjet e tyre për të shpëtuar nga luftërat në zonat e nxehta që ai i ka ilustru në emision.
Ai tutje ka folur edhe për shtëpinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës që sipas tij është me bunker antibërthamor.