“Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ‘Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1,pika 1.8 i KPRK-s e”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, bazuar në ligjin për publikimin e fotove dhe video incizimeve si dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka publikuar një video me foto, me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar i cili shihet në video.
Sipas njoftimit të policisë, ky person kërkohet nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ,,Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Siç bëhet e ditur në njoftim, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme.