Policia arreston 3 të rinj nga Gjilani, trafikonin lëndë eksplozive nga Kosova në Shqipëri, dy tjerë shpallen në kërkim (Video)

Goditet një grup që merrej me trafik armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në Shqipëri.

Policia ka sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë eksplozive.

Nga policia e Tiranës janë ndaluar 7 persona, mes tyre edhe shtetas nga Kosova.

Tre nga të rinjtë janë nga Kosova, saktësisht Gjilani, derisa dy të tjerë po nga Kosova janë shpallur në kërkim.

“R.M 20 vjeç, E.P 25 vjeç dhe Sh.Halabaku 27 vjeç, të tre banues në Gjilan, Kosovë. Në kuadër të këtij operacioni u shpallën edhe dy shtetas tjerë kosovar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.