Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se nga nesër në të gjithë autobusët e “Trafikut Urban” do të lëshohet Wi-Fi, duke u mundësuar udhëtarëve tanë të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit.
Kështu është bërë e ditur vet nga Trafiku Urban, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Trafiku Urban mbetet i përkushtuar në zgjerimin e shërbimeve dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve”, thuhet në njoftim.