Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se ka pasur një vendim që Milan Radoiqiç njëri nga udhëheqësit e grupit terrorist që sulmuan në Banjskë është lënë i lirë për të kaluar në Serbi.
“Është e qartë që ka pasur një vendim që ata të jenë të lirë të largohen. Ata janë larguar në dritë të diellit, në ambient të hapur kanë ecur dhe janë larguar për në Serbi” ka thënë Çitaku.
Madje sipas saj organet e rendit duhet të merren me këtë çështje.
“Kjo duhet të jetë objekt i një hetimi të veçantë, mënyra se si është zhvilluar ngjarja atë ditë. Ku ka qenë kryeministri? Ku ka qenë ministri i Punëve të Brendshme? Ku ka qenë drejtori i Policisë? ka bërë të ditur nënkryetarja e PDK-së”, pyeti Çitaku.
Në orët e para të 24 shtatorit rreth orës 02:43 minuta, ndodhi një sulm i një grupi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kurse zyrtari policor Alban Rashiti u plagos dhe një tjetër u lëndua.