Azemi: Nesër do ta pranoj ofertën nga Komuna e Prishtinës për pagat e punëtorëve në grevë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se nesër do të pranojë ofertën nga Komuna e Prishtinës lidhur me pagat e punëtorëve që janë në grevë.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pas kësaj oferte anëtarët e Sindikatës do të ftohen dhe do të vlerësojnë së bashku se a është e pranueshme kjo ofertë.

Azemi po ashtu bëri të ditur se greva do të vazhdojë, deri në një vendim të radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.