/

Komuna e Mitrovicës përzgjedh 230 studentë për bursa

Sot me sukses është përfunduar procesi i përzgjedhjes së 230 studentëve bursist të Komunës së Mitrovicës.

E për këtë ngjarje është deklaruar edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza.

“Dua të falënderoj secilin student për angazhimin e palodhur dhe për dëshirën e tyre të vazhdueshme për tu arsimuar. Investimi në arsim dhe rini është thelbësor për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për qytetin tonë”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se do të vazhdojnë të mbështesin dhe të inkurajojnë njëri-tjetrin në rrugën drejt suksesit dhe zhvillimit të qytetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.