//

Autizmi dhe ndikimi i vaksinës MMR kundër tij

Edhe pse studimet e kanë konfirmuar që nuk ekziston asnjë lidhje në mes të vaksines së 1 vjeçarit dhe autizmit, prindërit e fëmijëve të kësaj moshe vazhdojnë të kenë dilemat e tyre në mes të bërjes apo jo të vaksines.

Për DTV-në, ka diskutuar Specializantja e psikologjisë klinike, Fatime Sahiti Bekteshi, e cila ka dhënë opinionin e saj në lidhje me këtë.

Studimet e ndryshme kanë shikuar mundësitë  e prezences së elemente të autizmit tek grupi i fëmijëve që kanë marr vaksinen dhe tek grupi që nuk e kanë marr atë, mirëpo asnjë lidhje signifikante në mes të dyja grupeve nuk është gjetur. Pavarësisht dëshmive të forta të sigurisë që kjo vaksinë nuk ka lidhje me autizmin, disa prindër ende hezitojnë të pranojn vaksinimin e fëmijëve të tyre. Në këtë mënyrë ata vazhdojnë të rrezikojnë shëndetin fizik të fëmijut, dhe mos bërja e vaksines është faktori kryç që ka ndikuar në shpërthime dhe rishfaqjen e fruthit.

Gjithsesi është një numër i prindërve të cilët gjatë takimeve konsultuese me psikologun apo pediatrin raportojnë për një varg me ndryshime të cilat i kanë vërejtur tek fëmiju pas marrjes së vaksines. Mirëpo, këto ndryshime nuk janë efekt i vaksines, por shpërthim i elementeve të cilat kanë qenë gjithmon prezente tek fëmiju, por që tani kanë filluar të shfaqen. Kujtojm nga praktika klinike që zakonisht prindërit fillojnë të vënë re ndryshime mes fëmijut të tyre dhe fëmijëve të tjerë pikërisht rreth kësaj moshe, pasi është mosha pas 12 muajve të parë të jetes kur të rriturit krijojn pritjet rreth hapave zhvillimorë të fëmijut. Dhe duke qenë më të vetëdijshëm rreth kësaj dhe duke pritur më shumë pasi fëmiju rritet, prindërit fillojnë të shikojnë vështirësit apo sfidat me të cilat po përballet fëmiju në atë moshë.

Duke qenë së në të gjitha studimet dhe organizatat përgjegjëse mbi shëndetin e njeriut hedhin poshtë lidhjet mes autizmit dhe vaksines mos bërja e kësaj vaksine tek fëmijët e kësaj moshe rrezikon jeten e tyre.

 

Fatime Sahiti Bekteshi
Specializante e psikologjisë klinike

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.