Kaosi në Prishtinë/ 2 orë prej Dardanisë deri tek Rrethi i Flamurit

Testimi i qarkores nga Komuna e Prishtinës, vetëm për një ditë e ka paralizuar komplet komunikacionin rrugor në kryeqytet, raporton DTV.

Foto të shumta, pamje të bllokimit, ngecjen e veturave po dërgojnë qytetarët në adresë të televizionit DTV.

Kjo pamje është nga rruga që çon për Pallat të Rinisë, apo siç njihet kah Ramiz Sadiku, dhe që vjen për lagjen Lakërishte nga Pejtoni.

E kjo pamja tjetër tregon bllokimin e rrugës kryesore bulevardi Bill Klinton, Dardani – Lakërishte – Pejton, ku qytetarët që kanë dërguar këto pamje tregojnë për vështirësitë për të dalë nga kolona.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Një qytetarë dëshmon se nga Dardania deri tek destinacioni tjetër rrethi i flamurit ka bërë 2 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.