Më 1 gusht, Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë ka miratuar vendimin për shpalljen e masave emergjente të furnizimit me energji.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që të vazhdojë masat emergjente të furnizimit me energji.
Vendimi është marrë në mbledhjen e ekzekutivit këtë të premte.
Masat e marra nga Qeveria e Kosovës kanë qenë në fuqi për 60 ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës.
Kuvendi mund të vazhdojë këtë afat për periudha të njëpasnjëshme prej 30 ditësh me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm në seancë, deri në 180 ditë.
Më 8 shkurt të këtij viti, Zyra e Rregullatorit ka vendosur që konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në muaj nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, pra të njëjtit do të paguajnë me tarifat aktuale.