/

Arrihet marrëveshje për ndërprejen e grevës së punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë, iu rriten pagat

Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, njëherit U.D. së drejtoreshës së Arsimit, Jehona Lushaku, sot është takuar me kryetarin e Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, me të cilin kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e grevës së punëtorëve teknikë.

Lushaku ka thënë se atyre iu janë rritur pagat.

“Me urgjencë kam trajtuar çështjen e grevës së punëtorëve teknik në objektet shkollore të Kryeqytetit. Me këtë rast pas takimit me kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, z. Jusuf Azemi, u pajtuam për ndërpreje të grevës nga nesër meqë kërkesa e tyre është plotësuar. U dakorduam që të plotësohen kushtet e kërkuara, ku përfshihet rritja e pagave”, tha Lushaku.

Punëtorët teknikë hynë në grevë të hënën dhe kanë deklaruar se nëse nuk ka rritje të pagave, nuk do të punojnë më.

Leave a Reply

Your email address will not be published.