Në Kuvendin e Kosovës nuk është arritur të votohet formimi i një Komisioni Hetimor Parlamentar për zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit, zjarret në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe çdo veprim apo mos veprim të Ministria së Drejtësisë.
Kështu në mungesë të kuorumit kjo çështje pritet të diskutohet në seancën e ardhshme.
Në votim morën pjesë vetëm 30 deputetë.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta miratojë të enjten edhe një draft-rezolutë të propozuar nga opozita për uljen e çmimit të energjisë elektrike, pasi deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, abstenuan.
Me 29 vota për, asnjë kundër dhe 55 abstenime, draft-rezoluta nuk i mori votat e nevojshme.