“Kryeministër, mos humbë kohë me targa. Konteksti gjeopolitik është në anën tonë. Marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër është e mundur nëse punojmë mençur dhe me maturi”, ka shkruar ajo.
Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, duke komentuar propozimin e qeverisë për shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës, i ka kërkuar kryeministrit Kurti të mos humb kohë me targat.
Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim të ri për targat ilegale serbe, të cilin kryeministri Albin Kurti e ka quajtur vendim që bënë “sekuencimin dhe shkallëzimin e sanksioneve për targat ilegale”.
Vendimi i ri qeveritar parasheh disa masa, të ndara në faza të ndryshme, e që përfundojnë më 21 prill 2023, pas cilës datë, sipas kryeministrit nuk do të lejohet të ketë targa të tjera në Kosovë.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook.
“Kjo puna e qortimit a po i bjen që kanë me ua thirrë prindërit a qysh?”, ka ironizuar Çitaku.