Mjeku: Subvencionimi për blerjen e pajisjeve efiçiente, rezultoi me 19 për qind të kursimit të energjisë

Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri, në kuadër të UP-së, ka mbajtur të premten ceremoninë  e shpërndarjes së certifikatave për 40 auditorët e energjisë.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, tregoi për veprimet që po i ndërmerr ME-ja në fushën e efiçiences së energjisë. Duke përmendur subvencionimin për blerjen e pajisjeve efiçiente, Mjeku tha se ka rezultuar me 19 për qind të kursimit të energjisë.

“Për herë të parë kemi filluar me masa të subvencionimit të pajisjeve efiçiente. Në  vitin 2022 kemi ndarë 5 milionë euro si Ministri e Ekonomisë, përfitues kanë qenë 9 mijë familje për blerjen e pajisjeve efiçiente të energjisë për ngrohje dhe rezultatet e para po tregojnë një kursim për 19 për qind të energjisë mes vitit paraprak edhe viti pas instalimit të këtyre pajisjeve”, tha Mjeku.

“Rezultatet janë të dukshëm andaj po vazhdojnë edhe masat tona me programet e efiçincës energjike në kuadër të përkrahjes nga BE me 75 milionë euro. Ministria e Ekonomisë  me fondin qe ka për efiçiencë të energjisë po punojmë në programe të ndryshme të subvencionimit, në njërën anë kemi masat e ndihmës së drejtpërdrejt për blerjen e pajisjeve te qytetarët po kemi edhe subvencionimin e izolimeve të shpive dhe ndërtesave shumë banesore për banim social që behët”, u shpreh ai.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, kërkoi më shumë trajnime, në mënyrë që studentët të jenë të gatshëm për tregun e punës. Ai kërkoi që ky potencial të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Përpjekjet tona të vazhdueshme është të eksplorojmë dhe të gjejmë mënyra sa më efikase për lidhje me të mire midis akademisë dhe tregut në shumë trajnime për studentet që të krijojmë mundësi të zgjeruar në mënyrë praktike për përfitimin e shkathtësive te atyre por gjithashtu edhe në relacion edhe me tregun privat me industrinë në mënyrë që atyre t’u ofrojmë një potencial të jashtëzakonshëm qe ne e kemi në mesin e studenteve por përtej kësaj ka edhe një komponent tjetër po kaq të rëndësishme. Ne të krijojmë një lidhje me industrinë me kuptimin që të organizojmë kurse trajtimi, që nënkupton që ideja është të shkojmë përtej dimensionit më tradicionalë të mësimnxënies normale”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.