Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Sipas njoftimit, Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Abbott për bashkëpunimin dhe kontributin e tij në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve shembullore mes dy vendeve.
“Kryetari i Kuvendit po ashtu shprehu mirënjohje dhe vlerësoi mbështetjen e gjithanshme, koherente dhe të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha proceset e shtetndërtimit, integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Derisa Abbott e falënderoi Konjufcën për mikpritjen dhe ritheksoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit britanik për Kosovën.
“Duke i cilësuar të veçanta raportet dypalëshe, Kryetari Konjufca dhe Ambasadori Abbott shprehën njëherësh gatishmërinë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet tutje.