Policia e Kosovës ka njoftuar se në Spitalin e Gjakovës është dërguar një foshnjë tre muajshe pa shenja jete.
Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’.
Policia ka nisur hetimet.
“Nga Spitali i Gjakovës është informuar se një foshnje tre muajsh është sjell pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës femër kosovare është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.