Këshilli Prokurorial i Kosovës ka formuar grupin teknik për mbështetjen e komisionit për rekrutimin e prokurorëve të rinj, pasi tre prokurorë do të pensionohen këtë muaj dhe muajin mars.
Propozimi i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e udhëheqësit në Departamentin të Përgjithshëm u propozua Arianit Salihu, më ç’rast një kundërshtim e pati zëvëndëskryesyesja Jehona Grantolli ku si pas saj nuk duhej të ngarkohej askush përtej normës.
Në këtë mbledhje u propozuan edhe Kryeprokurorët e Prokurorive Themelore në Pejë dhe Gjakovë për mentor në Akademinë e Drejtësisë.
Në Pejë si propozim për mentor në kuadër të trajnimit fillestar u propozua Arlinda Nallbani-Gacaferi si mentor të Prokurorit Ermal DemHasaj ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë në Gjakovë e ka propozuar kryeprokurorin Kastriot Mema si mentor të Prokurores Uridia Cakaj.