Një person është arrestuar pasditen e së martës në Malishevë pasi që i njëjti ka penguar babain e tij që të bëjë shitjen e një prone, transmeton IndeksOnline.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar viktimën mashkull kosovar-babanë e tij që të bëjë shitjen e një prone (të viktimës) duke dëmtuar pronën dhe po ashtu dyshohet se ka shkaktuar edhe aksident trafiku me veturë, duke e goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima pasi që ishte nisur në drejtim të stacionit policor për ta denoncuar të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Me urdhër të prokurorit është hapur rast për dhunë në familje dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.