“Nuk do ta drejtojë gishtin kah dikush. Nuk po qëndrojë këtu pranë jush si një njeri i mbushur me mllef” shtoi Hastinigs i cili qysh në vitin 2000 kishte kërkuar të bëhen analizat e ADN-së për ta dëshmuar pafajësinë, por kërkesa e tij fillimisht ishte refuzuar.
Maurice Hasting, 69-vjeç, i kaloi më shumë se 38 vite në një burg në Kaliforni për vrasjen e Robert Wydermyer dhe dy tentimvrasjeve në vitin 1983.
Një burrë që në Shtetet e Bashkuara i kaloi gati 40 vite në burg për vrasjen që nuk e kreu, është liruar pasi që rezultatet e analizës së ADN-së dëshmuan se është i pafajshëm.
Prokurori i Qarkuat të Los Angelesit, George Gascon, njoftoi të premten se dënimi për vrasjen e vitit 1988 është hedhur poshtë dhe se Hasting është liruar nga burgu.
“Ajo çfarë i ka ndodhur zotëri Hastingut është një padrejtësi e tmerrshme. Sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe kur mësojmë për prova të reja që na bëjmë të humbim besimin në vendimet e marra, është detyrë e jonë të veprojmë shpejt”, shtoi Gascon.
Hasting, që gjithmonë pretendonte se është i pafajshëm, në një konferencë për media ka thënë se do të kënaqet gjatë këtyre viteve të jetës që i kanë mbetur.
Në qershor, provat e ADN-së nga vrasja e vitit 1983, përputheshin me burrin që vdiq në vitin 2020, ndërsa ishte në burg për një rast rrëmbimi dhe përdhunimi, është thënë nga zyra e prokurorit të qarkut.