Kryetari i Kuvendit të Kosovës i ka uruar ditëlindjen deputetes së AAK-së, Time Kadriaj.
Ai tha se e njëjta e ka ditëlindjen në një “datë historike dhe romantike”.
Romantike duke nënkuptuar ditën e Shën Valentinit, kurse historike duke nënkuptuar tre vjetorin e fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit të vitit 2021.
“Dua ta bëjë një urim të veçantë, Time Kadriaj e ka ditëlindjen. Urime Time, jetë të gjatë prej gjithë deputetëve dhe kryetarit. E ke ditëlindjen në një datë shumë historike dhe romantike në të njëjtën kohë”, tha Konjufca.
Në seancë plenare janë të pranishëm 85 deputetë, ku në rend dite është votimi për emërimin e tre anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.