Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë nesër për herë të parë Shqipërinë.
Blinken pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 11:00 dhe pritet të qëndrojë deri në 20:00.
Policia e Shtetit ka prezantuar planin e masave të sigurisë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë, më datë 15.02.2024.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan u konfirmua më herët nga DASH.
Masat e sigurisë do të hyjnë në fuqi nga mbrëmja e sotme.
Masat e ndërmarra dhe kufizimet para dhe gjatë vizitës janë si vijon:
Ndalim parkimi:
Duke filluar nga ora 19:30 e datës 14.02.2024 deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.
Ndalim qarkullimi:
Në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024, do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:
- Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
- Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
- Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
- Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
- Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.
▪️Rrugë alternative
Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.
Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.
Policia e Shtetit kërkon mirekuptimin e të gjithë qytetarëve për masat e sigurisë dhe apelon për të shmangur qarkullimin me mjete rrugore në oraret dhe rrugët ku parashikohen kufizimet e levizjes, për qëllime sigurie.