Video qesharake u ngarkua në YouTube gjatë së enjtes dhe i shfaq 2 vajza duke qëndruar përball vendit të rrethuar ku gorilla ishte duke ngrënë një copë selino.
Një gorillë e pacipë e quajtur “Bob” u ka treguat gishtin e mesit 2 motrave teksa nëna e tyre i incizonte ato në kopshtin zoologjik Cheynne Mountaing në Colorado Springs.
Kjo video 21 sekondëshe u ngarkua nga babai i vajzave, i cili tha se ata kishin vizituar kopshtin zoologjik si familje.
Gruaja e tij Amy, dhe dy vajzat e tij Arabella 11 vjeçare, dhe Arianna 9 vjeçare, mund të shihen duke tentuar ta prezantojnë gorillën kur ndodhi momenti qesharak, raporton DailyMail, përcjell Telegrafi.
“Jam duke incizuar”, dëgjohet duke thënë Amy, përderisa vajzat e saj qëndrojnë duke pritur me pa durim përpara vendit ku qëndron Bob, vend i rrethuar me xhama.
“Ky është Bob”, fillon Arianna para se të ndërpritet në mënyrë të vrazhdë nga gjesti i vrazhdë i “gishtit të mesëm.
Dy motrat më pas shihen duke shpërthyer në të qeshura të pakontrolluara përpara se Arianna t’i thotë nënës së saj se “ti nuk i pëlqen atij edhe aq shumë’.
Videoja është parë më shumë se 5000 herë në YouTube dhe u ngarkua për herë të parë në TikTok nga babai i vajzave.