Agron Smakiçi është pa dyshim kryetemë në botën e boksit.
Boksieri me prejardhje nga Kosova është partner i sparringut të Tyson Furyt në përgatitjet e tij për duelin e shekullit ndaj Oleksandr Usyk.
Meçi i paraparë të zhvillohet më 17 shkurt u shty shkaku i Smakiçit.
Pas një goditje që i dha, Smakiçi ia çau vetullën Furyt, duke bërë që meçi të shtyhet deri në muajin maj,
“Fury më provokoi, pas stërvitjes ma zgjati dorën”, tha Smakiçi.