“Shpallim Kosovën shtet të pavarur…”, nëpër disa rrugë vendosen billborde të Thaçit për 16-vjetorin e pavarësisë

Në prag të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, rrugët në hyrje të Prishtinës sot janë mbushur me billborde të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili si kryeministër e kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, me të cilën Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik.

Billborde me Thaçin janë parë në Veternik, në rrugën e aeroportit “Adem Jashari”, në fshatin Sllatinë dhe Harilaq.

Ndryshe, Thaçi bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published.