Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, sot me shokë ka festuar fitoren e radhës në kampionatin gjerman.
Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, si gjithnjë ka startuar nga minuta e parë, duke kontribuar në fitoren e Bayer Leverkusenit në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Heidenheimit vendas.
Granit Xhaka është vlerësuar me notën 6.8 nga faqja e specializuar “Sofascore”.
Ndërkaq, Amine Adl i Bayer Leverkusenit, është lojtar i ndeshjes me notën 8.3.
Leverkuseni kryeson me 58 pikë e ka një ndeshje e 8 pikë më shumë se Bayern Munihu.