Publikohet projekti 20 milionë eurosh në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka publikuar një video të projektit për bulevardin e qytetit.

Me anë të një postimi në Facebook, Hyseni ka publikuar videon e këtij projekti, teksa bërë të ditur se ai do të ketë koston rreth 20 milionë euro.

Po ashtu, ai e ka vlerësuar atë si ndryshim radikal dhe më të madh urbanistik në këtë qytet.

“Hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase e shërbime më të mira, për ndryshim radikal, për GJILANIN QË DUAM. Mbi 30.000 metër katror, mbi 500 parkingje nëntokësore, mbi 8000 metër katror komuna e re, nënkalime, si zgjidhje për trafikun”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.