Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime humanistit Halil Kastrati, i cili ka humbur motrën e tij.
Haradinaj ka vizituar Kastratin në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” ku edhe po mbahet e pamja.
“Bashkë me kolegë nga Aleanca dhe miq, i shprehëm ngushëllimet tona më të sinqerta mikut tonë, Halil Kastrati, për shkuarjen në amshim të motrës së tij, Nashides”, ka shkruar Haradinaj.
Halil Kastrati disa ditë më parë ka njoftuar se e pamja do të mbahet vetëm sot nga ora 08:00 deri në ora 20:00.
Postimi i plotë: