Opinionisti Fehmi Ferati ka folur për mënyrën se si po festohet pavarësia e Kosovës viteve të fundit ku rezervoi kritika edhe për partitë politike por edhe për një grup qytetarësh.
“Ajo që më ka shqetësu gjithmonë është që tash 16 vjet në çdo festë partitë politike vazhdimisht ka nuanca ku gjithmonë kur e shënojnë përvjetorin, secila parti politike thotë që ka nuancë elektorale të festës, këtë e shohim në diskursin e tyre të fjalimeve, të tendencave të përkujtimit që ne jemi meritorë”, ka thënë Ferati.
“Kjo edhe më shumë e huton masën, edhe popullatën, edhe shoqërinë – kjo e para”.
“E dyta, kjo e ka tjetërsu në njëfarë forme edhe festën. Kemi qytetarë që në anën tjetër ia fusin shkojnë në Selanik, do dalin në Shqipëri. Ne jemi në demokraci edhe s’muj kërkujt me ia ndalu me shku ku të don, por në ditën e pavarësisë me e lëshu shtetin, mu personalisht nuk më duket që është patriotike mjaftueshëm”.
“Në këtë ditë ne duhet të presim qytetarë nga Shqipëria, qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, nga Lugina”.