Shtatë persona janë arrestuar sot nga policia, pas aksionit të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale.
Ata dyshohen disa vepra penale si “Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’.
Ky aksion është zhvilluar në shtatë lokacione.
Gjatë aksionit janë konfiskuar: disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Gazeta ka mësuar se katër nga shtatë personat e arrestuar janë: Naser Smaji, Muhamet Drakobuzhda, Dalip Beqiri dhe Kushtrim Sojeva.