Kryetari i pensionistëve: Në mars do të protestojmë

Por, ndryshe nga këta do të veprojnë pensionistët e vendit.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi ka deklaruar se për shkak të gjendjes shëndetësore pensionistët nuk mund të mbajnë grevë.

Sipas tij, këta të fundit në muajin mars do të protestojnë.

“E kemi shqyrtuar edhe ne që me bë protestë, por duhet të presim që të nxehet moti, për shkak që njerëzit janë të moshuar dhe nuk munden me qëndru, nuk kanë mundësi fizike. Pra, ne do të bëjmë protestë e jo grevë për shkak të gjendjes shëndetësore të pensionistëve. Në mars do të ndodhë protestë”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.