Dogana e Kosovës ka njoftuar se është zhvilluar një operacion, ku janë sekuestruar mallra në sasi prej 720 njësi që dyshohet se janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtat e markave tregtare të regjistruara në territorin e republikës së Kosovës.
Sipas kategorisë mallrat e sekuestruara janë kryesisht tekstil, çanta dhe aksesor për femra të markave të njohura ndërkombëtare (Louis Vuitton, Gucci dhe Michael Cors, Pandora, Hugo Boss, Polo, Nike, Gant, Lacoste, North Face, Calvin Klein, Prada, Guess.
Mallrat e sekuestruara mbesin nën mbikëqyrje doganore deri në verifikimin e origjinalitetit nga bartësit e së drejtës.
Ndërsa ende është duke u zhvilluar operacion dhe deri në përfundim të kontrollit nuk kemi të dhëna të sakta për sasinë e mallit edhe pse nga informatat preliminare të zyrtarëve të terrenit është konstatuar se është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit që dyshohet se është i falsifikuar.