Çitaku:Kurti dhe eksponentët e VV-së vazhdojnë të krijojnë kriza me aleatët, duke lënë në hije skandalet në qeverisjen e brendshme

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për krijimin e krizave dhe konflikteve me aleatëve.

Çitaku në një postim në Facebook shkruan se kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme.

“Kryeministri dhe eksponentët e VV vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët. Kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në u kanë sjellë vetëm një të mirë. Po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme”, shkruan nënkryetarja e PDK-së.

Çitaku më tej tha se të enjten një zyrtar i VV-së u emërua drejtor i KEK-ut dhe kjo pas arrestimit të ish drejtorit, i cili po ashtu ka qenë zyrtar i VV-së.

“Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompensuar mungesën e sukseseve në qeverisje , dhe për të mbuluar skandalet.

Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi”, shkruan ajo. 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.