Ditë më parë në Kosovë ka nisur për herë të parë të jepet vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës, saktësisht vaksina kundër Human Papilloma Virusit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka treguar disa nga arsyet pse duhet të merret kjo vaksina nga vajzat.
IKSHPK thekson se kjo vaksinë është e sigurt dhe mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi.
Lexoni të plotë njoftimin:
Pse duhet vaksinuar kundër Human Papilloma Virusit
Çdo vit, mbi 30 000 gra vdesin nga kanceri i qafës së mitrës brenda Rajonit Evropian të OBSh-së.
Kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm.
Vaksina HPV mund të parandalojë mbi 90% të kancereve të shkaktuara nga Human Papilloma Virusi.
Vaksina HPV është e sigurt dhe efektive.
Vaksinat HPV janë pjesë e përpjekjeve globale për ta eliminuar kancerin e qafës së mitrës deri në vitin 2030.
Kosova u është bashkuar këtyre përpjekjeve dhe ka filluar vaksinimin e vajzave të klasave të VI-ta kundër kancerit të qafës së mitrës.
Vaksinimi bëhet në shkolla
Asnjë vajzë/grua nuk duhet të vdesë nga kanceri i qafës së mitrës. Askund.