Lirohet pas intervistimit personi që e goditi me veturë bashkëshortin e Shkurte Fejzës

Personi që që goditi me veturë Hajrush Behlulin, bashkëshortin e këngëtares Shkurte Fejza, është liruar pas intervistimit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, ka thënë Bytyqi.

Sipas Bytyqit, viktima është goditur nga vetura derisa po kalonte rrugën, ku ka marrë lëndime të rënda.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.