“Nuk dua këtu t’ju tregoj se ç’duhet të bëjmë, por të ulemi njëherë dhe të mendojmë se çfarë duhet bërë”, tha Sherifi.
Këto komente ai i bëri kur u pyet ta zbërthejë më shumë idenë e “frontit të përbashkët politik”, të cilën kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e përmendi të dielën në një konventë të partisë.
Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi tha se ka “një mori aktivitetesh që mund të ndërmerren” për t’i kundërshtuar politikat e Qeverisë Kurti, “pse jo edhe protesta”.
Ai përmendi mundësinë e organizimit të “tubimeve informative” edhe “jashtë parlamentit”, edhe “në parlament”, por edhe “në studio televizive”.