Vëllai i 66-vjeçarit të vdekur në Gjilan: Ne kërkuam në vendin ku u gjet trupi me herët

Lajmërim Hamiti, vëllai i Musah Hamitit, ka folur për trupin e pajetë të familjarit të tij që u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në bodrumin e ashensorit të një ndërtese, në rrugën Kamenicë Gjilan.

Ai ka theksuar se ai e kishte kërkuar vëllanë e tij i cili u paraqit i zhdukur që nga janari

” Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë unë me një kushëri timin kam qenë për të kërkuar, kemi shikuar në lift nuk kemi parë asnjë trup dhe nuk ke ndjerë asnjë erë”, ka thënë Hamiti.

Ështe raportuar dje për rastin në fjalë dhe  burimet kan mësuar se viktimës iu gjetën rreth 80 mijë franga apo ( 83 mijë e 873.68 euro) dhe tre telefona celularë.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.