Në një video incizim të shpërndarë në rrjetin social “Tik Tok”, ishte publikuar vetura BMW e cila në fshatin Mleqan-Malishevë, drejtohej me shpejtësi 263 km/h, në zonën e kufizuar të shpejtësisë në 100 km/h.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka ndërmarr masat e duhura operative dhe hetimore dhe ka arritur të identifikojë veturën dhe shoferin i cili kishte bërë kundërvajtjen.
Të njëjtit, në përputhje me ligjin për trafikun rrugor, iu është shqiptuar gjoba treqind (300) euro, tri (3) pikë negative, si dhe masa mbrojtëse, ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh.
Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut.