Profesor Maloku i ashpër: Hajnat e injorantët po respektohen më shumë se të dijshmit

Analisti Fadil Maloku, që është profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, ka bërë një postim në Facebook.

Në postimin e tij të shkurtër, z.Maloku ka ardh në disa përfundime interesante.

Sipas tij, tashmë ne jetojmë në një kohë ku të mashtruarit skuqen nga turpi, shumë më shumë se mashtruesit.

Madje, sipas Malokut, “hajnat, e injorantët respektohen e çmohen”, shumë më shumë se të dijshmit.

Postimi i plotë:

Po jetojmë saktësisht në kohën, kur të mashtruarit kanë filluar të skuqen nga turpi, shumë më shumë se sa mashtruesit!

Kurse, hajnat e injorantët po respektohen e çmohen, shumë më shumë se sa të dijshmit dhe të drejtët…(FM)

Leave a Reply

Your email address will not be published.