Nga KM, serbët konvertojnë targat jo në RKS, por në RA

Në ditën kur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka publikuar se si duket fletëqortimi për qytetarët që nuk duan t’i konvertojnë targat nga KM në RKS, serbët e Kosovës janë udhëzuar për veprime të tjera.

Burime të televizionit publik kanë konfirmuar se serbët lokalë janë udhëzuar që targat e automjeteve të tyre, t’i konvertojnë në Serbi, e që mbajnë akronime të qyteteve të këtij vendi si në Rashkë, Novi Pazar apo Nish.

Bazuar në marrëveshjen aktuale mes Kosovës e Serbisë, automjetet me targa të qyteteve të Serbisë, kur hyjnë në Kosovë, duhet që simbolet shtetërore në targa, t’i mbulojnë me stikersë. Kjo vlen edhe për automjetet me targa të Kosovës që kalojnë nëpër Serbi.

Deri më tash, sipas të dhënave të MPB-së të Kosovës, vetëm 23 automjete kanë konvertuar targat nga KM në RKS.

Tanimë me vendim të Qeverisë së Kosovës, ky afat është zgjatur deri me 31 mars 2023, por që brenda kësaj kohe, përfshihen masa të ndryshme si ajo e qortimit, pastaj e gjobës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.