Kryeministri Kurti takoi e bashkëbisedoi me mërgatën në Irlandë

Me të filluar vizitën e tij të parë zyrtare në Irlandë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi e bashkëbisedoi me mërgatën tonë.

Ky takim i parë me diasporën tonë atje, u karakterizua nga diskutime për shtetin tonë, për të tashmen e të ardhmen.

Kryeministri Kurti theksoi se diaspora jonë janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës. U trajtuan në hollësi programet, planet e objektivat e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e trurit dhe bashkatdhetarëve tanë në atdhe.

Diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën, dhe si Qeveri e kemi obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim. Mes shumë iniciativash, kryeministri përmendi edhe Fondin Sovran.

Duke shprehur ngazëllimin e mirënjohjen e thellë për të gjithë pjesëmarrësit, për diasporën tonë dhe për dashurinë e tyre për Kosovën, kryeministri Kurti i falënderoi ata për bisedat e frytshme e produktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.