Gjatë ditës së sotme është dashur të mbahej seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Mirëpo kësaj rradhe në seancën gjyqësore mungoi Drita Millaku.
Në seancën e sotme, prezentë përpos Sveçlës ishin edhe Fitore Pacolli dhe Salih Zyba. Ata akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në vitin 2019 në Kuvendin e Kosovës.
Seanca e radhës është caktuar më 26 mars nga ora 10:00.