Arrestohet një mashkull dhe dy femra në Ferizaj, tentuan të kryenin pagesen me para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Ferizaj, dy prej të cilave janë femra, nën dyshimin që kishin kryer një pagesë më para të falsifikuara.

Të dyshuarit me vendim te prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti është cilësuar si “Falsifikim i parasë”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer një pagesë me para të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedha e dyshuar është sekuestruar. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara, me dyshimin e bazuar për kryerjen e edhe të disa veprave tjera penale të falsifikimit të parave  janë identifikuar dhe arrestuar edhe tre (3) të dyshuar tjerë, dy femra dhe një mashkull kosovarë, ku me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.