AAK dhe Forumi Intelektual mbajnë tryezë diskutimi për gjendjen e Arsimit në Kosovë

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot mban tryezën e radhës me temën “Gjendja e Arsimit në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”.

Përmes një njoftimi nga zyra për informim e AAK-së, thuhet se kjo tryezë do të analizojë dhe identifikojë sfidat për problemet aktuale dhe të trajtojë mundësitë se si me dal nga kjo gjendje kaotike.

“Kjo tryezë ka për qëllim të diskutojë, analizojë dhe identifikojë sfidat për problemet aktuale dhe të trajtojë mundësitë se si me dal nga kjo gjendje kaotike që e ka sjell kjo qeveri në sistemin e arsimit në Repbikën e Kosvës. Nga kjo tryezë të përmbledhura do të prezantohen konkluzionet e përbashkëta të cilat do të bëhen publike”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Njoftimi i plotë:

Kemi nderin t’ju ftojmë në tryezën e përbashkët me temë “Gjendja e Arsimit në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”. Kjo tryezë organizohet nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Forumi Intelektual – Evropa 2030.

Kjo tryezë mbahet sot nga ora 14:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Arsimi në Republikën e Kosovës është duke u ballafaquar me probleme sistematike dhe mungesë serioze të trajtimit nga kjo qeveri, në të gjitha nivelet, duke filluar nga arsimi parafillor e deri te ai i lartë. Është e qartë dhe më se evidente që Arsimi nuk është prioritet në këtë qeveri dhe se problemet janë shtuar dhe janë alarmante. Ndikimi politik, mungesa e investimeve kapitale, mungesa e fondeve për hulumtime shkencore, pagat e ulta si dhe kushtet e dobëta infrastrukturore kanë sjellur këtë sektor buzë kolapsit.

Kjo tryezë ka për qëllim të diskutojë, analizojë dhe identifikojë sfidat për problemet aktuale dhe të trajtojë mundësitë se si me dal nga kjo gjendje kaotike që e ka sjell kjo qeveri në sistemin e arsimit në Repbikën e Kosvës. Nga kjo tryezë të përmbledhura do të prezantohen konkluzionet e përbashkëta të cilat do të bëhen publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.