Abdixhiku udhëton për në Bukuresht, do të takohet me liderët e djathtë të Evropës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka udhëtuar për një vizitë në Bukuresht.

Ai në Rumani do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), pjesë e së cilës është edhe LDK.

Kreu i LDK-së pritet të takohet me liderët e djathtë të shteteve evropiane dhe do të ketë aktivitete për disa ditë.

Partitë e djathta në vendet e Bashkimit Evropian, vazhdojnë të kenë rritje në mbështetjen e qytetarëve në shtete të ndryshme evropiane.

Sipas Këshillit Evropian për marrëdhënie të jashtme (ECFR) pritet që partitë e djathta të kenë sukses të konsiderueshëm në zgjedhjet e ardhshme evropiane që zhvillohen në 27 vende anëtare të bllokut mes 6 dhe 9 qershorit të këtij viti.

Partitë Popullore Evropiane janë parti të qendrës së djathtë dhe janë parti shumicë në pjesën më të madhe të vendeve të anëtare të BE-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës është pjesë e EPP për më shumë se një dekadë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.